Kush jemi ne?

Ne jemi kompani e ndërtimit me një përvojë shumëvjeçare në këtë fushë. Me punë kualitative dhe profesionale, kemi arritur që të ndërtojmë komplekse banesore të standarteve të larta. Synimi ynë gjithmonë është funksionaliteti dhe stabiliteti. Për të arritur këto cilësi, fillimisht artikulojmë idetë dhe ekspertizën e secilit nga stafi ynë, për të prezantuar një projekt të kompletuar në çdo detaj. Në çdo fazë të projektit, me shumë kujdes bëhet menaxhimi i proceseve ndërtimore, klasifikimi dhe përzgjedhja e produkteve sa më cilësore.

Projektet tona

01
Përtej të zakonshmes!

Kompleksi Elena

Kompleksi Elena është kompleks banesor i cili përbëhet nga 167 banesa me 18 lloje të ndryshme të banesave me planimetri të ndryshme të cilat janë dizajnuar për të ofruar zgjidhje për çdo familje.

Kompleksi Elena gjithashtu përbëhet nga 25 lokale afariste të cilat ofrojnë hapësira dhe plane shumë të përshtatshme për çdo biznes.

Lokacioni i objektit është në një ndër vendet më të bukura të lagjes Prishtina e Re dhe Rrugës A ku në horizont ka të gjithë qytetin e Prishtinës, me një pamje direkte nga qyteti e cila nuk cenohet nga pjesa poshtë e lagjes, kjo i bënë rezidentët e kompleksit Elena të kenë një pamje magjepëse përballë tyre e që është vlerë në vete e projektit.

Përtej të zakonshmes!!

Kompleksi Ebrona

Kompleksi Ebrona është një kompleks banesor i destinuar në zemër të lagjes Arbëria në qytetin e Prishtinës.

Me një ide të artikuluar mirë nga stafi ynë dhe të frymëzuar nga natyra për një plan arkitekturor që i jep jetë dhe gjallëri banimit i cili është në harmoni me natyrën dhe planimetrinë e qytetit dhe ka një arkitekturë moderne të ndërtesave Eco-Building,

Kompleksi Ebrona ka për synim të jetë një nga projektet më eminente në kryeqytetin e Prishtinës ku si e tillë dallon në shumë karakteristika të arkitekturës dhe kualitetit.

Kompleksi Ebrona përbëhet nga hapësira rezidenciale dhe hapësira afariste me modele të ndryshme të planeve të banesave të menduara mirë për çdo familje.

Kompleksi Ebrona do të punohet nga produktet më kualitative në treg me partnerët dhe kontraktorët më profesional në industrinë e ndërtimtarisë .

Për të gjithë partnerët dhe produktet do të njoftoheni gjatë proceseve të ndryshme të ndërtimit përmes të gjitha rrjeteve tona sociale.

02

Merrni një ofertë të jashtëzakonshme menjëherë

Merrni hapat e parë të ëndrrës tuaj. Mjafton te na shkruani një mesazh dhe ne do t'ju kontaktojmë juve.